Flash News

KRYESORE

Po shkojmë drejt dekriminalizimit të përdorimit të hashashit? Tahiri: Padrejtësi ndaj atyre që nuk kanë

Po shkojmë drejt dekriminalizimit të përdorimit të

Shqipëria po shkon drejt dekriminalizimit të përdorimit të hashashit për konsumim vetjak, të paktën kjo lihet të kuptohet nga deklarata e deputetit të PS, Saimir Tahiri, i cili tha sot se “kam rikujtuar për parlamentin, propozimet që janë bërë një vit më parë për disa ndryshime lidhur me kultivimin dhe trafikimin e drogës. Është vetëm Shqipëria vendi ku lejohet që të dënohet njëlloj si ai që kapet me një gram hashash dhe ai që kapet duke trafikuar tonelata. Deri më sot ka shërbyer për gjykatën si një mënyrë për të pasur më shumë padrejtësi dhe për të pasur më shumë korrupsion duke dënuar ata që nuk kanë mundësi dhe duke lëshuar nga duart e drejtësisë ata që kanë mundësi të korruptojnë gjykatat”.

Në projektligjin e lënë në pritje në Kuvend, parashikohet që përdoruesit e kanabisit nëse ndalohen nga policia të dënohen vetëm me gjobë dhe jo me burg siç ndodh aktualisht. Një kërkesë e tillë është bërë më parë edhe nga Koço Kokëdhima, kur ishte ende deputet i PS.

Të fundit