Flash News

KRYESORE

A po shkon larg me Pr-in Qeveria Rama? Policët detyrohen të blejnë ndihma për të përmbyturit

Policia e Shtetit, nëpërmjet një komunikate për shtyp, ka njoftuar sot se strukturat e Drejtorisë së Tiranës kanë blerë ndihma për familjet e përmbytura.

"Nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, gjatë ditës së sotme me iniciativën dhe me financat e tyre, janë blerë dhe grumbulluar qindra mijra kilogramë ushqime për t'ua shpërndarë banorëve të përmbytur ditët e fundit nga rreshjet e shiut", thuhet në njoftim.

Po aty bëhet me dije se gjatë gjatë grumbullimit të ndihmave ushqimore, punonjësit e policisë së janë vizituar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako.

Çako duke folur para efektivave ka thënë se "kjo nismë ka ardhur mbi bazën e disa mesazheve të ardhura në telefonin tim nga një sërë punonjësish policie të të gjitha niveleve të cilët kanë shprehur gatishmërinë dhe kontributin e tyre për të ndihmuar në kompesimin ekonomik me të gjitha mundësitë e veta, të dëmeve që u janë shkaktuar familjarëve të përmbytur në ditët e para të muajit dhjetor në zona të ndryshme.".

Nisma është për t'u lavdëruar, por duhen bërë dy pyetje: a nuk është rëndesë mbi rrogat e policëve të thjeshtë një nismë e tillë (pavarësisht se fshihet pas pretendimit se ideja ka adhur nga vetë ata), dhe e dyta, a mund të bëhet publicitet duke i përdorur dy herë policët. Edhe duke u marrë para nga rrogat, por edhe duke u bërë paradë si 'forcë humanitare'.

 

Të fundit