Flash News

KRYESORE

Po shkonin në shkollë, makina përplas tre fëmijë në Lushnje

Po shkonin në shkollë, makina përplas tre fëmijë

Tre fëmijë janë përfshirë në një aksident në Lushnje. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Allkaj.

Sipas të dhënave të para, makina ka përplasur tre fëmijë, të cilët ishin duke shkuar për në shkollë. Fatmirësisht, të miturit janë jashtë rrezikut për jetën dhe kanë marrë dëmtime të lehta.

Policia po punon për zbardhjen e aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 08:20, në fshatin Allkaj të Lushnjes, pranë një shkolle të mesme, shtetasi R.Ç, 33 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Golf”, ka lënduar lehtë  3 nxënëse të kësaj shkolle pa asnjë rrezik për jetën.

Eshtë shoqëruar drejtuesi i automjetit dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit