Flash News

KRYESORE

Po shuante zjarrin në pyllin e Pogradecit, punonjësi i Bashkisë plagoset nga shpërthimi i një objekti

Po shuante zjarrin në pyllin e Pogradecit, punonjësi i Bashkisë

Një 57-vjeçar, punonjës i bashkisë Pogradec është palgosur sot si pasojë e shpërthimit të një objekti në një masiv pyjor në fshatin Pojskë.

Burime zyrtare të polciisë bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me iniciale A.B 57 vjeç i cili ishte duke punuar për të shuar flakët e zjarrit që kishin rënë në shkurre.

Bëhet me dije se 57-vjeçari është plagosur në gjymtyrët e poshtme dhe është transportuar në spitalin e Pogradecit për t’u mjekuar.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet për të përcaktuar llojin e objektit që shpërtheu.

Të fundit