Flash News

KRYESORE

“Po të doni e kthejmë personale”, kërcënohet gazetari Artan Hoxha, publikon mesazhin nga Anglia dhe foton si po përndiqet

Gazetari Artan Hoxha ka denoncuar vazhdimisht me zë dhe figurë krimin dhe mafian në vend.

Mbrëmë, në emisionin Opinion ku i ftuar ishte edhe kryeministri Edi Rama, gazetari ka denoncuar se si është kërcënuar mëngjesin e djeshëm, ndërsa ka bërë publik mesazhin që sipas tij ka ardhur nga Anglia, si dhe një foto e dërguar nga i njëjti numër, për t’i treguar se është nën vëzhgim dhe po ndiqet prej tyre.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

“Sot para se të vija në emision më kanë ardhur disa mesazhe. Kam bërë denoncimin në polici normal që e kam bërë më kishin fotografuar nga mëngjesi kur kam dalë nga shtëpia, ku kam lëvizur gjatë ditës se unë besoj tek ky vend dhe mi kanë sjellë me mesazh nga Anglia dhe ky është një krim i organizuar”, tha gazetari dje në emision.

Ky nuk është rasti i parë që Hoxha merr kërcënime mafioze, por ka patur edhe raste të tjera, të cilat janë denoncuar jo vetëm në polici prej tij, por edhe publikisht.

Të fundit