Flash News

KRYESORE

‘Po të donin më vrisnin në derë të shtëpisë’/ Zbardhet dëshmia e parë e prokurorit Ndoj pas atentatit

‘Po të donin më vrisnin në derë të

Është zbardhur dëshmia që prokurori Arjan Ndoj dha në spital para ekspertëve të policisë.

Kjo është dëshmia e parë që Ndoj jep pas atentatit që ju bë rrugës për në Ishëm. Gjatë dëshmisë ai tha se pak para se t’i zinin pritë ka qenë duke drekuar, raporton TV News 24.

“Kam qenë duke drekuar në një restorant. Erdhi Muharremi dhe një tjetër e u ulën. Më pas u nisëm drejt Tiranës. Po të donin më vrisnin kudo”.

Ndoj tha se ka shkuar fillimisht vetëm në lokal për të ngrënë drekë pasi sapo kishte dalë nga puna. Pas tij në lokal ka ardhur edhe Landi Muharremi i cili ka drekuar me të për rreth dy orë dhe më pas janë nisur për në Tiranë.

Prokurori nuk ka pranuar të komentojë rreth atentatit, pasi ka deklaruar se nuk ka mundur të fiksojë asgjë, ngaqë është trembur nga breshëria e plumbave.

Madje ai e ka mohur plotësisht të ketë qenë pjesë e sulmit.

“S’kishte arsye për të mu adresuar në autostradë, mund të më qëllonin në derën e shtëpisë, në derën e punës, ska arsye të më qëllonin në autostradë”, ka thene prokurori, raporton News 24.

Të fundit