Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Aurora Ndrio-Karameti
Është lajm i mirë që një keqbërës si ish-kryeministri Gruevski nuk gjendet më në Maqedoni, por që ai iku me qindra milionët e eurove të vjedhura nga ne, pa u dënuar për krimet e bëra, ky është një lajm i keq. Pas dhjetë viteve diktaturë, largimi i tij në këtë formë, na dëmtoi në dy rrafshe: moral dhe ekonomik. Në një ditë si kjo e sotmja lindin njëherësh dhjetëra pyetje: Po çuditeni që iku kapobanda ? Gjoja, s’ju kish shkuar mendja se mund të ikte? Ore, përse e lëshuat tw ikte? Pse e ndihmuat kaq shumë që të ikte? Po sikur ai të kish qenë shqiptar do ishit kaq zemërgjerë? E dini se e shembët besimin qytetar se tani kemi shtet funksional? Të paktën, qindra milionët e vjedhur nga shteti ia morët?
Zaev, nëse nuk ia more Gruevskit dot pasurinë që na vodhi, atëherë hiqe edhe ministrin e Brendshëm, edhe ministren e Drejtësisë. S’ka nevojë të dilni nëpër media dhe të ankoheni për moskoordinim të punës në dikasterë që i drejtoni pikërisht ju. Ministri Spasovski ia hedh fajin gjykatave që s’paskan lëshuar në kohë urdhër-arrest për zbatim nga policia ndërsa nga ana tjetër gjykatat i dhanë gjithë kohën e nevojshme policisë dhe shërbimeve sekrete ta spas-in (shpëtojnë) Gruevskin gjatë fundjavës, ndërkohë që bënin sikur e kërkonin për t’ia dorëzuar në dorë ftesën për burg. Por historia e ngjarjes nuk ka shans të jetë kjo. Ju e lëshuat vetë Gruevskin të ikte pa iu futur gjemb në këmbë.
A ka ironi më të madhe se kjo? A ka mospërfillje më të madhe të shpresës së një populli për drejtësi në këtë palo shtet? Policia e këtij shteti dhe shërbimet e fshehta, që dinë edhe se çfarë flasim ne në dhomat e gjumit, nuk e paskan gjetur dot dhe nuk e paskan diktuar Gruevskin ku është fshehur dhe nga ku paska dalë jashtë shtetit! Ose, nuk paskan vepruar dot pa fletë-arrest! A thua kaq parimorë janë! E nëse ministrat tuaj qenkan kaq të paaftë në veprim dhe koordinim për një rast kaq të bujshëm dhe domethënës për përcaktimin tuaj politik, atëherë përse të besojmë ne se ju do të vini drejtësi? Pse të besojmë se ju do të reformoni shtetin dhe do të punoni për të gjithë qytetarët njëlloj, pa dallim kombësie? Kush do t'i bëjë reformat? Apo ndoshta ju vetë po i shtyni reformat për të fituar kohë pikërisht për këto «operacione shpëtimi» ndaj eksponentëve të VMRO-së? A do të mendoheni edhe shumë gjatë për këto të famshmet reforma, domethënë a keni ende shumë punë dhe «gruevskë» të tjerë për të pastruar para se t'i nisni ato?
Ju sapo na treguat se jeni në gjendje të bëni lëshime shumë të mëdha në favor të njerëzve të kombit tuaj, pavarësisht dëmit të madh ndaj interesit të shtetit. Ju sapo na treguat se jeni në gjendje të sakrifikoni edhe besueshmërinë tuaj ndaj parimeve në qeverisje, në favor të ruajtjes së simpatisë nga elektorati maqedonas dhe madje fitimit të simpatisë nga ajo pjesë e elektoratit maqedonas që ka qenë e bindur ndaj VMRO-së e cila është e kënaqur nëse ju thjesht mbroni çdo gjë maqedonase dhe shkelni çdo gjë shqiptare. Ju sapo na treguat se jeni në gjendje ta zhgënjeni sërish elektoratin shqiptar, pa u shqetësuar më për të, sepse e dini që tashmë e keni të sigurt pasi ai s’ka alternativë tjetër përpos jush. Ju sakrifikuat shumë besim dhe shpresë, por jo bindje gjithsesi, se ju jeni një lider për shtetin e të gjithëve.
Mos mendoni se ne jemi të habitur sesi shpëtoi ish rivali juaj politik. Lajmet se ju dhe njerëzit tuaj keni hyrë në bisedime me Mijallkov & Co, sigurisht që do të kishin si rrjedhojë këto lloj amnistish, ca me falje dënimesh e ca me ndihmë për t’ia mbathur jashtë shtetit. Ne thjesht habitemi sesi i lëshuat të gjithë kriminelët shtetërorë maqedonas kaq shpejt, në mes të ditës dhe mbi të gjitha pa u konfiskuar atyre pasurinë e vjedhur, ndërkohë që pritshmëria ishte e madhe dhe vëmendja publike shumë e lartë. Atëherë hapini edhe burgjet, le të dalin të gjithë të tjerët të dënuar nga gjykatat për vepra penale. Jepuni lirinë edhe atyre që kanë bërë vepra të tjera më të lehta, kur ua dhatë këtyre që kanë bërë masakra. Mos na bëni teatër duke thënë që qeveria nuk është gjykatë dhe polici. Ju sapo treguat se jeni! Ju po silleni me maqedonasit si nëna me fëmijën e saj, edhe kur e ka të keq, ndërsa me shqiptarët si njerka me fëmijën e tjetrit.
Show «Grevski në burg» u anulua. Mos mendoni se na vjen keq që iku Gruevski, edhe pse e meritonim ta shihnim pas hekurave të burgut. Por ja, ju nuk ia dhatë këtë shembull, mos themi këtë kënaqësi, popullit «tuaj» multietnik. Ju e kursyet ‘kryetarin e nderit’ të VMRO-së, për të mos ia marrë nderin. Ju në fakt, ia ruajtët nderin një partie maqedonase, ndoshta me shpresën për të fituar një pjesë të elektoratit të saj të braktisur nga Gruevski, apo ndoshta për arsye të tjera, që ju i dini vetë. Megjithëse leksioni «kush bën krime dënohet sepse para ligjit jemi të gjithë njësoj» nuk u mësua, ne qytetarët që presim jetë për të gjithë në Maqedoni, kërkojmë që ju të ktheni nga Gruevski dhe të tjerët paratë e grabitura nga arka e shtetit, nga taksat tona, nga jeta jonë. Nuk janë pak, janë qindra milionë që do të ndihmonin në rindërtimin e sistemit shtetëror.
A jeni të vetëdijshëm se që sot, ne nuk do të besojmë më as te policia, as te drejtësia e madje as te parimet tuaja? A jeni të vetëdijshëm se ministrat tuaj që sot e kanë humbur kredibilitetin se mund të punojnë profesionalisht? Prej sot çdo qytetar i thjeshtë mund të pretendojë të shkelë ligjin dhe të mos dënohet sepse ju keni dhënë shembullin më flagrant të kompromentimit të shtetit të së drejtës dhe zbatimit të ligjit njëlloj për të gjithë. E ndërkohë që qytetarët shqiptarë tashmë e morën mesazhin edhe nga ju, LSDM-ja, se në këtë vend gjithçka kalon lehtë nëse je maqedonas dhe kalon tragjikisht nëse je shqiptar, kanë të drejtë të thonë se Maqedonia nuk është vetëm një disnayland i shëmtuar që u ndërtua nga VMRO-ja, por është edhe një njerkë e keqe, siç e tregoi LSDM-ja.
*Autorja është pedagoge në Universitetin Shtetëror të Tetovës. Ajo mban gradën doktor nga Universiteti i Sorbonës.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38