Flash News

KRYESORE

"Po të kishte këta lojtarë në verë, Conte nuk do dështonte në Champions"

"Po të kishte këta lojtarë në verë, Conte nuk do

Fabio Cannavaro është i mendimit që Interi duhej t'i bënte me kohë përforcimet e janarit. Sipas tij, skuadra zikaltër do të ishte kualifikuar në 1/16-at e Champions League, nëse do të kishte pasur ekipin aktual që verën e kaluar.

"Në fillim të sezonit, të gjithë shpreheshin se Conte ishte afrimi më i mirë, por Interi ka arritur të përforcohet mirë në janar. Nëse do të kishte këta lojtarë që në nisje të sezonit, Conte do të ishte kualifikuar në Champions League", ka deklaruar ish-mbrojtësi i Italisë.

Cannavaro pret luftë për titullin deri në fund. "Fitorja në derbi është e mirë për vetëbesimin dhe që tani po pres me padurim ndeshjen e 1 marsit ndaj Juventusit".

Të fundit