Flash News

KRYESORE

“Po të mos informoheshit nga ERTV, s`do e merrnit vesh operacionin humanitar”, Rama kritikon mediat

“Po të mos informoheshit nga ERTV, s`do e merrnit vesh operacionin

Kryeministri Edi Rama, kritikoi median se nuk po bëjnë punën e tyre, pasi sipas kryeministrit asnjë media nuk ëështë interesuar të verifikojë shifrat e ndihmave që qeveria publikon çdo ditë. Sipas Kryeministrit, po të mos ishte ERTV për t`u informuar, qytetarët nuk do ta merrnin vesh kurrë që po zhvillohet një operacion humanitar. Këto deklarata Rama i bëri pasi publikoi dy foto, ku në një kronikë të ABC News që i kërkon “kryeministrit të shohë realitetin”, dhe në një foto ku shihet, sipas ramës e njëjta familje, e cila po ndihmohet me ushqime.

“Kjo është e njëjta shtëpi, ku ka shkuar më parë pakoja me ushqime e operacionit humanitar dhe në përgjigje të thirrjes së këtij ekrani, që "kryeministri të shohë realitetin", po e postoj për të gjithë ata që dizinformohen, manipulohen, helmohen nga të tilla "lajme humanitare" me thirrje "në emër të popullit"

Nuk pashë një media të verifikojë shifrat e ndihmave që ne publikojmë, nuk pashë një media të pasqyrojë Operacionin Humanitar, nuk pashë një media ta shoqërojë lajmin e keq për një familje, që e gjen sot në çdo vend të planetit pa asnjë problem dhe shumë mirë bëjnë që e pasqyrojnë, me lajmin e mirë të ndihmës për mijëra familjeve çdo ditë nga ky shtet, që ka njëqind të meta, por po bëhet copash në çdo front të kësaj lufte, falë mijëra e mijëra shërbëtorëve të popullit!

E kuptoni tani që po mos informoheshit nga kjo faqe, s'kishit për ta marrë vesh kurrë që ka një Operacion Humanitar në veprim, derë më derë, që nga dita e parë e luftës?! Ne nuk jemi më të mirët, po më të mirë se ne harrojeni!”, shkruan Rama.

Të fundit