Flash News

KRYESORE

Po të mos ishte pyetje momenti, do e lejonte Vejsiu-Uejslin që t’i drejtohej Veliajt në atë mënyrë?

Po të mos ishte pyetje momenti, do e lejonte Vejsiu-Uejslin që

I ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, Erion Veliaj i’u përgjigj pyetjeve të vogëlushëve. Uejsli i tregoi tmerrin që pa me sy në lagjen e tij, kur policia bashkiake dhunoi një zonjë të moshuar pasi shiste perime.

Veliaj u justifikua duke thënë se në Tiranë ka tregje të shumta dhe se nuk duhet të shesësh në rrugë. Ndërsa Vejsiu ndërhyri duke thënë “pyetjet e momentit”, si për t’u justifikuar se nuk ka qenë e planifikuar.

Ndërsa Veliaj iu përgjigj me frazat që i përdot shpeshherë, “Sot ne kemi ndërtuar shumë tregje, njerëzit që duan të sheshin duhet të shesin në treg. Një qytet i mirë është, ku secili duhet të qëndrojë në vendin që i takon…”.

Po nëse pyetja nuk do të ishte e momentit, do e lejonte Alketa Vejsiu Uejslin që të drejtonte një pyetje të tillë?

Kujtojmë që videoja ku zonja dhunohej nga policia bashkiake bëri xhiron e mediave ditë më parë si dhe ngjalli reagimin dhe të politikanëve.

Të fundit