Flash News

KRYESORE

“Po thoni se i keni blerë votat e opozitës parlamentare”, Gjiknuri: S’mund të prisnim pa fund

“Po thoni se i keni blerë votat e opozitës parlamentare”,

Deputeti i PS, Damian Gjiknuri dhe përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri iu cilëson spekulime akuzat se për miratimin e Kodit të ri Zgjedhor janë blerë deputetë të opozitës parlamentare për ta miratuar në Kuvend.

Duke folur në ‘Open’, Gjiknuri tha se PS nuk mund të priste pa fund për të arritur një konsensus në Këshillin Politik.

Vasili: I keni blerë votat sot?

Gjiknuri: Pse kush ishte zgjidhja, të prisnim pa fund?

Vasili: Pra, po e pohoni se i keni blerë votat...

Gjiknuri: Këto janë histori kot, spekulime politike. U arrit marrëveshje që i leverdiste një pjesë e opozitës parlamentare. U arrit kompromis me pragun 1% se u leverdis partive të vogla, ju plotësua kërkesa që liderët e partive mund të kandidojnë 4 zona zgjedhore. PD nuk iu qas debatit real për listat e hapura, hapja që kemi bërë ne , është qasja e duhur për demokracinë shqiptare”, tha Gjiknuri.

Të fundit