Flash News

KRYESORE

“Po ti pse m’qesh”, shoferi i furgonit qëllon nxënësit në Dibër, të tjerët e filmojnë dhe “hyjnë live”

“Po ti pse m’qesh”, shoferi i furgonit qëllon

Një shofer furgoni është filmuar teksa ushtron dhunë fizike mbi nxënësit, që po i dërgonte për në shkollë në Dibër.

E gjithë skena është filmuar me celular nga vetë nxënësit, të cilët më pas kanë hyrë edhe ‘live’, duke e ndarë këtë moment me të gjithë në internet.

“Po ti mor pse m’qesh, a shoku yt jam unë”, dëgjohet shoferi teksa gjuan mbi nxënësit.

Lidhur me këtë rast, pak më parë reagoi Ministria e Brendshme, e cila sqaroi se është sinjalizuar nga Ministria e Arsimit dhe se autori, pra shoferi i furgonit është shoqëruar për në komisariat.

“Ministria e Brendshme është sinjalizuar nga Ministria e Arsimit lidhur me një incident të ndodhur në furgonin, i cili transportonte nxënës në Dibër. Ministria e Brendshme i ka kërkuar menjëherë Policisë të veprojë. Policia ka identifikuar autorin, i cili aktualisht mbahet në ambientet e Komisariatit të Dibrës për të kryer veprimet e para procedurale.

Pas përfundimit të këtyre veprimeve, Policia e Shtetit do të dalë në një deklaratë të detajuar sqaruese për ngjarjen. Ministria e Brendshme nxit Policinë e Shtetit të kryejë të gjitha veprimet ashtu siç e ngarkon ligji. Siguria e qytetarëve vjen e para. Siguria e fëmijëve vjen qëndron mbi gjithçka.

Çdo abuzim ndaj tyre do të ndëshkohet me zero tolerancë”, u shpreh zv/ministrja e Brendshme, Romina Kuko.

Të fundit