Flash News

KRYESORE

Po transportohej nga Infektivi drejt Gjirokastrës, ndërron jetë 68-vjeçari i cili rezultoi dy herë negativ ndaj COVID-19

Po transportohej nga Infektivi drejt Gjirokastrës, ndërron jetë

Një 68-vjeçar i cili ishte prekur me COVID-19 por në dy testimet e fundit ka rezultuar negativ, ka ndërruar jetë teksa ka qenë duke u transportuar nga Infektivi drejt Gjirokastrës.

Ai vuante nga cirroza hepatike dhe ka pësuar humbje jete të papritur sipas Ministrisë së Shëndetësisë, si pasojë e sindromit hepato- renal i komplikuar me arrest kardiak.

Reagimi nga MSH

Lidhur me lajmin e publikuar në media të një pacienti që ka ndërruar jetë gjatë transportimit drejt Gjirokastrës, Ministria e Shëndetësisë sqaron si vijon:

Një pacient 68 vjeçar nga Gjirokastra, i cili vuante nga ciroza hepatike në stad terminal, ka ndërruar jetë teksa po transportohej nga spitali infektiv, drejt Gjirokastrës, pasi ishte negativizuar nga COVID19, me dy tamponë negativë.

Gjatë transportit, ka pësuar humbje jete të papritur si pasojë e sindromit hepato-renal, i komplikuar me arrest kardiak.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit.

Të fundit