Flash News

KRYESORE

Po transportonin 53 kg drogë, policia greke arreston tre shqiptarë

Po transportonin 53 kg drogë, policia greke arreston tre shqiptarë

Policia greke ka arrestuar tre shqiptarë, me akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Mësohet se arrestimi i shqiptarëve është bërë në kufirin greko-shqiptar në vendin e quajtur Negradha në Janinë. Ata i përkasin moshës 29 dhe 32 vjeç .

Shqiptarët kishin transportuar nga kufiri i gjelbër 35 pako me 53 kg marijuanë, të ndara në çanta, që u gjetën më pas në një makinë të braktisur disa kilometra më larg.

Gjitashtu të arrestuarve u është gjetur 500 euro dhe 100 dollarë dhe dy telefona celular. Ata do të dërgohen pranë Prokurorit të Janinës.

Të fundit