Flash News

KRYESORE

Po transportonin drogë, policia italiane arreston Viktor Dalipajn dhe Arsen Hoxhën

Po transportonin drogë, policia italiane arreston Viktor Dalipajn dhe Arsen

Dy shtetas shqiptarë dhe një italian, janë arrestuar nga karabinierët italianë pasi pasi u kapën duke transportuar me makinë 45 kilogramë kanabis sativa.

Makina ku u gjet droga është në pronësi të shtetasit italian Giuseppe Russo 40-vjeç, ndërsa shqiptarët Viktor Dalipaj 42-vjeç dhe Arsen Hoxha 36-vjeç, po e ndiqnin Russon me një makinë të dytë.

Mediat italiane bëjnë me dije se janë përgjuar telefonatat e tre të arrestuarve gjatë orëve të fundit nga ku kanë zbuluar se ata kishin blerë bileta për udhëtim me target. Ata janë dërguar në burgun e Catanias pasi akuzohen për transport dhe shitje droge.

 

 

Të fundit