Flash News

KRYESORE

Po transportonin kokainë, marijuanë e heroinë, policia greke arreston 4 shqiptarë

Po transportonin kokainë, marijuanë e heroinë, policia greke

Policia greke ka zhvilluar dy operacione për goditjen e trafikut të drogës nga Shqipëria, ku në pranga janë vënë katër shqiptarë, njëri në Kostur dhe tre të tjerë në Athinë.

Në një zonë pyjore, u kap një shqiptar 25-vjeç duke transportuar në këmbe 4 pako me peshë totale 26 kg 270 gram marijuanë.

Ndërsa në zonën Agio Pandaleimona në Athinë u arrestuan 3 shqiptarë të tjerë.

Sipas autoriteteve greke, shqiptarët u kapën me 2 kg 550 gram heroinë, 24 kg 132 gram marijuanë, 510 gram kokainë, 3 kg 255 gram perzieres, 10 tableta narkotike, 10.400 euro, 3 peshore, 8 celulare, 2 automjete.

Të fundit