Flash News

KRYESORE

Po transportonte turistë për në Brezovicë, aksidentohet autobusi, një i vdekur dhe 8 të plagosur

Po transportonte turistë për në Brezovicë, aksidentohet

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në në Rrugën e Kombit, ku si pasojë e përplasjes së autobusit me një tjëtër automjet, ka humbur jetën një person dhe janë plagosur 8 të tjerë.

Ngjarja ka ndodhur në në segmentin Milot-Rreshen dhe sipas të dhënave të para, raportohet se viktima është drejtuesi i makinës.

Raportohet gjithashtu se autobusi po transportonte turistë nga Tirana në Brezovicë.

Ndërkohë po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë lokale:

Në qytet Rubik, Mirditë, janë përplasur automjeti i një agjencie turistike me drejtues K.M.,me  automjetin tip  “Alfa Romeo” me drejtues shtetasin L.C.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit “Alfa Romeo” shtetasi L.C si dhe kanë marrë dëmtime 8 shtetas që ndodheshin pasagjerë në mjetin me drejtues shtetasin K.M.,të cilët janë dërguar në spitalin e Mirditës dhe Kurbinit dhe ndodhen nën kujdesin mjekësor.

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

Të fundit