Flash News

KRYESORE

Po u ikin financimet dëm, Delegacioni i Bashkimit Europian reagon ashpër ndaj shoqatave shqiptare: Mos heshtni, por mbroni LGBTI

Po u ikin financimet dëm, Delegacioni i Bashkimit Europian reagon

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka bërë një reagim të ashpër sa i përket debatit që është rikthyer sërish në vend, për mbrojtjen e të drejtave të komunitetit LGBTI.

Por ajo që bën përshtypje në reagim, është kritika e fortë që u bëhet shoqatave shqiptare, të cilat furnizohen me financime të majme nga Brukseli për të promovuar tolerancën ndaj njerëzve gay. Ajo që është vënë re ditët e fundit, pas kritikave që u shfaqën për fushatën në gjimnaze kundër diskriminimit të këtij komunitetit, është se shumë pak aktivistë të shoqërisë civile janë aktivizuar në mbrojtje të kësaj nisme.

Në reagimin zyrtar, Delegacioni i BE-së e konsideron heshtjen dhe indiferencën po aq të papranueshme sa vetë sulmet.

“Delegacioni i Bashkimit Europian po ndjek nga afër debatin e fundit lidhur me edukimin mbi të drejtat e njeriut dhe bulizmit në shkolla, përfshirë gjuhën e urrejtjes kundër komunitetit LGBTI. Bashkimi Europian është ndërtuar në vlerat e tolerancës, jo-diskriminimit dhe respektit të të drejtave universale për çdo njeri, pa marrë parasysh ngjyrën, besimin, pikëpamjet politike, etninë, aftësitë e kufizuara, moshën apo orientimin seksual. Ne besojmë fuqishëm në këto principe dhe i promovojmë dhe i mbështesim në të gjithë botën. Ne gjithashtu dënojmë në mënyrën më të fuqishme diskriminimin dhe gjuhën e urrejtjes, në të gjitha format apo organizimet. Institucionet e pavarura të të drejtave të njeriut duhet të jenë të parat që duhet të mbrojnë këto subjekte nga gjuha e urrejtjes dhe diskriminimi. Heshtja dhe indiferenca janë po aq të papranueshme sa vetë sulmet e dhunshme”, thuhet në reagimin e Delegacionit.

Kjo deklaratë e ashpër e delegacionit që drejtohet nga Romana Vlahutin është në paradoks me situatën e përgjithshme në Shqipëri, pasi për rritjen e forcës së krimit të organizuar dhe kthimit të vendit në rrugë kryesore të trafikut të kokainës, delegacioni i Vlahutin nuk ka bërë asnjë reagim.

Të fundit