Flash News

KRYESORE

"Po vazhdoj rrugën që janë mundu me ta ndërpre", Dafina Zeqiri tregon për mamanë e saj

Dafina Zeqiri është  një ndër këngëtaret më të suksesshme në Shqipëri dhe shumë e dashur për publikun.

Dafina rrallë flet për jetën e saj private por publikimi i ripunimit të këngë "Moj e bukura more" në bashkëpunim me Lumi B, e ka kthyer pas këngëtaren në kohë kur ishte vetëm 2-vjeçe. Si duket, për Dafinën kjo këngë ka një domethënie pasi ajo e këndonte gjithmonë me nënën e saj, Melihate Zeqiri. Këngëtarja ka publikuar në ‘Instagram’ një koment të sajin në të cilin shkruhet:

“Lule lule kënga jonë e parë që kemi kënduar bashkë. Unë 2 vjeçe… Të dua më shumë në këtë botë! Ti më ke dhuruar një talent që më ka shpëtuar jetën, ashtu si na ke shpëtuar ti! Nënë e babë, je shembull! Unë thjesht vetëm po vazhdoj rrugën tënde që janë munduar të ta ndërpresin! Fuqia e vajzave! Të dua Melihate Zeqiri”.

Më pas Dafina ka vazhduar:

“Sikur ju të dinit gjysmën e historisë sime…koha do ta tregoj, kur të vijë koha e duhur unë do ta tregoj. Por kjo grua, harrojeni që është nëna ime, kjo është një luftëtare! Ajo është arsyeja e vërtetë që unë jam ende këtu duke bërë atë që ajo duhej të ndalonte së bëri për të luftuar për vajzat e saj!”

Nëna e Dafinës, Melihate Zeqiri, ka qenë një këngëtare shumë e njohur, por asaj iu desh të hiqte dorë nga pasioni i madh për muzikën, sepse i duhej të rriste vajzat kur bashkëshorti i saj i braktisi.

Të fundit