Flash News

KRYESORE

“Po vdesim për bukë, uji ka arritur në 2 metra”, banorët e Fushë- Krujës kërkojnë ndihmë

Kërkesa e banorëve të Fushë-Krujës këtë herë ka qenë edhe për bukë, përveç evakuimit.

“Po vdesim për bukë në Fushë-Krujë, uji na ka përmbytur komplet shtëpitë, jemi në katet sipër, na ndihmoni ju lutem!”, deklaron një banorë nga kjo zonë. Natën uji ka nisur të përmbytë katet e para të shtëpive dhe ata me nxitim janë ngjitur sipër duke mos pasur mundësi të ruajnë ushqimet për sot e në vazhdim.

”Uji është 2 metra”, raporton një dëshmitar në vendngjarje për ”Faxweb”.

”Këto janë ca foto nga Bilaji. Bilaji dhe Murqina janë keq fare.

Të shtëpisë sime kanë mbetur të izoluar, s’kanë as bukë me hangër se kur ka hyrë uji kane qenë në gjumë dhe iu kanë prish krejt ushqimet. Rrinë në kat të dytë se i pari është  me 2 metra ujë”, rrëfen banori.

 Për shkak të mungesës së energjisë elektrikë banorët nuk kanë mundësi për komunikim me telefon  pasi nuk i kanë të karikuar. Ushtria ka nisur të shpërndajë ushqim në Murqinë por ende nuk ka shkuar në Bilaj.

Lagja e Palukëve është në një situatë shumë problematike, prandaj banorët i bëjnë apel qeverisë t’i ndihmojë me ushqime ose t’i evakuojë.    

         

Të fundit