Flash News

KRYESORE

A po vepron edhe Meta si paraardhësit e tij? 18 dekorata dhe tituj për katër muaj, 16 vetëm në nëntor

A po vepron edhe Meta si paraardhësit e tij? 18 dekorata dhe tituj për

Ilir Meta u betua si President i vendit në datën 23 korrik duke nisur zyrtarisht nga detyra si kreu i lartë i shtetit. Tashmë kur kanë kaluar katër muaj në këtë detyrë duket se edhe Meta nuk i ka shpëtuar ‘sindorës’ së paraardhësve të tij për të shpërndarë dekorata dhe tituj vlerësimi në një masë të madhe.

Në katër muaj në detyrë, Ilir Meta ka akorduar 18 dekorata dhe tituj vlerësimi. Nga këto 16 janë dhënë vetëm në muajin nëntor. Por ky numër pritet të rritet edhe më shumë brenda pak ditëve pasi në Presidencë kanë mbërritur një sërë emrash të cilët i janë propozuar kreut të shtetit për t’i dekoruar në prag të 8 dhjetorit.

Lista e dekoratave dhe titujve të akorduara nga Presidenti Meta

“Dekorata e flamurit kombëtar”             1

Dekorata "Gjergj Kastrioti Skënderbeu"     1

Dekorata “Nderi i kombit”                  2

Dekorata “Nënë Tereza”                     4

Dekorata e Artë e Shqiponjës               4

Titulli “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut"  1

Titulli “Kalorës i urdhrit të flamurit”     2

Titulli “Mjeshtër i madh”                   1

Titulli "Naim Frashëri"                     2

 

 

 

Të fundit