Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
‘’Po vijnë votimet prandaj’’, Rama i përgjigjet skepticizmit të ndjekësve për ujësjellësat e rinj: Duhet të lanim malin me borxhe
Pas investimit në Laç dhe Malësi të Madhe, kryeministri Rama prezanton një tjetër projekt për ndërtimin e një kantieri uji në zonën e Dumresë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama tregon se ky investim do të transformoi jetën e qytetarëve të Belshit, pasi këtyre familjeve do t’ju jepet mundësia të furnizohen me ujë pa ndërprerje falë rrjetit të ri të ujësjellësit.
Për t’ju përgjigjur ndjekësve “pse tani?”, Rama shkruan se projektet për këto ujësjellëse janë bërë shumë kohë më parë, por nga një anë financimi nuk ishte përherë i mundur, teksa nga ana tjetër qeveria duhet të lante borxhet që trashëgoi nga qeveria e kaluar.
Postimi i plotë i kryeministrit Rama:
KANTIERI I UJIT në zonën e Dumresë, i hapur nga qeveria jonë për të transformuar rrënjësisht një rrjet plotësisht të amortizuar, ku s’ishte vënë dorë qysh prej vitit 1983, do të zgjidhë njëherë e mirë furnizimin e familjeve në Belsh, të cilat sot marrin 12 deri 15 orë ujë në ditë dhe të 34 fshatrave përreth, ku uji arrin në rubinet nga 3 deri në 6 orë në ditë.
Aktualisht janë kryer afro 60% e punimeve, për të realizuar një rrjet kompleks me 22.3 kilometra linjë kryesore dhe 40.4 kilometra degëzime. Risia e bukur është se rrjeti i ri do të lidhet me një burim energjie diellore, prodhuar nga panele fotovoltaike dhe brenda vitit 2021, 8. 681 familjeve të përfshira nga ky projekt, nuk do t’u mungojë më asnjë minutë uji në shtëpi😊
*duke ndjekur komentet e postimeve nga Kantieret e Ujit, të bien në sy edhe pyetja cinike, “Pse u kujtove tani?”, edhe shprehja përqeshëse, “Po vijnë votimet prandaj!”. Por në fakt, as u kujtova tani dhe as ka lidhje fare me votimet kjo punë e madhe, për zgjidhjen përfundimtare të problemit të ujit të pijshëm në qendrat urbane të Shqipërisë, ku rritja e shpejtë e popullatës, ndërtimet e shumta pa leje, ndërhyrjet e panumërta të paligjshme në rrjet, si edhe mungesa e investimeve prej dekadash, kanë krijuar në vite këtë problem të madh. Ajo që nuk duan të dëgjojnë disa që bëjnë kompetentin duke shfryrë mllef, njësoj si tifozët që bëjnë trainerin duke sharë, është se investimet publike nuk nisin kur mbarojnë, as kur fillojnë gërmimet. Ato nisin kur fillon projektimi i tyre, i cili merr kohë e bashkë me procedurat ligjore, kërkon nganjëherë edhe vite – kollaj t’i nisësh punët siç bëheshin më parë, me letra bakalli në vend të projekteve serioze, po pastaj i paguan sa frëngu pulën qoftë në kohë e qoftë në fonde.
Shikoni për shembull Rindërtimin e Shkollave, një pjesë e tyre po ndërtohen nga ne me fondet e buxhetit të shtetit, një pjesë tjetër do të ndërtohen nga Bashkimi Europian. Ne kemi nisur nga puna në kantier, ndërsa BE-ja ende jo. Sepse ka procedurat e veta, më të zgjatura se sa tonat (kjo vlen edhe për ata që klithin, “ku i çuat paratë e botës o hajduta!” dhe nuk e dinë që bota paratë i shpenzon vetë, me procedurat e veta, nuk na i jep ne në ndonjë thes, siç e imagjinojnë krejt gabimisht klithësit!).
Pra, që ta mbyllim, përveçse i kemi nisur me kohë e me vakt këto projekte të ujit, mos harrojmë se edhe financimi i tyre nuk ka qenë i mundur shumë më parë, kur duhet të lanim malin me borxhe që trashëguam nga ata të cilët, siç e shihni, kush do të dëgjojë natyrisht, i lanë ujësjellësat me tubat e miqësisë shqiptaro-kineze (si në Dumre), e sot u ofrojnë shqiptarëve tubin më të madh të baltës së akuzave e të shpifjeve, si alternativë qeverisëse.
Ah edhe diçka, vërej që disa prej jush komentojnë pa lexuar, pjesa më e madhe e tyre e kanë fjalën e keqe në majë të gjuhës dhe u del pa pasur nevojë të informohen, s’ke ç’u bën. Të tjerëve u lutem të mos ia përtojnë leximit të postimit, përpara se sa të komentojnë a të bëjnë pyetje që në fakt e kanë përgjigjen në postim.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38