Flash News

KRYESORE

Po vjen Superliga, Mëneri, Dabulla dhe Vrapi flasin për favoritët

Po vjen Superliga, Mëneri, Dabulla dhe Vrapi flasin për favoritët

Kategoria superiore pritet që të nisë vitin e ri 2020 me skuadrat që kanë patur kohë për ndonjë rregullim të vogël në merkaton e janarit. Megjithatë analisti sportiv Fatmir Mëneri në një prononcim për Euronews Albania u shpreh se merkatoja e dimrit nuk pritet të sjellë ndryshme të mëdha dhe se ekipet do vazhdojnë të jenë në të njëjtat ujra.

Fakti që kampionati është i ngjeshur jo domosdoshmërisht bën që të jetë i fortë. Sipas tij është një skuadër që mund të bëjë diferencën.

"Lufta do vazhdojë, por do jetë një luftë për shak të mungesës së cilësisë dhe jo për shkak të konkurencës së një cilësie të lartë. Kukësi është skuadra me përbërjen më bindëse, më cilësore dhe më premtuese. Është një skuadër që është për tú eksploruar ka ende shumë për të thënë në këtë kampionat", është shprehur analisti sportiv Fatmir Mëneri.

Për Mënerin në garë për titullin janë edhe Tirana dhe Partizani por këto dy skuadra janë në limitet e tyre. Bardheblutë kanë bërë një ecuri të mirë në tre ndeshjet e fundit dhe ndeshjen e parë për 2020 do e kënë përballë Bylisit një kundërshtar që i mposhti në ndeshjen e fazës së parë.

Për ish-futbollistin e Tiranës Rezart Dabulla shanset për t’u shpallur kampion janë me se reale, por do duhet shumë punë pasi llogaritë bëhen me pikë e jo me fjalë.

"Tre fitoret në tre ndeshjet e fudnit i dhanë një impuls pozitiv skuadrës shkoi prap te objektivat e sezonit dhe shpresojmë që të mbajë këtë ritëm. Me shumë dëshirë do doja që kluni i tiranës të shpallej kampion, por se sa do e arrijë, kjo varët nga fusha e lojës", është shprehur ish-futbollisti i Tiranës, Rezart Dabulla.

Ndërkohë që Partizani e nis vitin e ri me një ndeshje delikate me Skënderbeun, Demat kanë hasur shumë probleme gjatë këtij sezoni, por për ish-lojtarin e të kuqve Endri Vrapin me ardhjen e trajnerit të ri gjërat kanë ndryshuar.

"Mendoj që Partizani do bëjë punë të kujdeshme. Sormani ka qenë më përpara dhe e njeh mentalitetin e Partizanit gjë që atë do ta ndihmojë për objektivat që i ka vënë klubi", ka thënë ish-futbollisti i Partizanit Endri Vrapi.

"Futbolli në Shqipëri nuk është në treg. Nuk është mall siç është në vende të tjera të botës që mund të shitet mund të krijojë të ardhura dhe mund të mbajë veten dhe përgjegjësisht jetojmë në një mjedis të rremë për futbollin", ka shtuar analisti Mëneri.

Të fundit