Flash News

KRYESORE

"Po zhvendosin votuesit e opozitës", Berisha: Rama dhe Lleshaj do dënohen 3 herë me nga 60 vite burg

"Po zhvendosin votuesit e opozitës", Berisha: Rama dhe Lleshaj do

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se Rama bashkë me ministrin Lleshaj po zhvendosin votuesit e opozitës, pas denoncimeve të qytetarëve të cilët kanë hasur probleme me vendndodhjen në portalin e-Albania.

I ftuar në emisionin "Tempora", Berisha thotë se sipas tij, Rama do të dënohet 3 herë nga 60 vite burg për këto vepra penale që ka bërë.

Demokrati shton se Rama me Lleshajn kanë marrë listat e votimit të zgjedhjeve lokale dhe ka nxjerrë votuesit e opozitës dhe çdo qytetar që shkon në e-albania, automatikisht, transferohen në vende ku nuk kanë asnjë lloj lidhje tjetër, pasi nuk duhet të votojnë në Tiranë.

"Kam shumë mesazhe për atë që i bën Rama vendit. Ai së bashku me Lleshajn, kanë marrë listat e votimit të zgjedhjeve lokale dhe ka nxjerrë votuesit e opozitës dhe cdo qytetar që shkon në e-albania, automatikisht, transferohen në vende ku nuk kanë asnjë lloj lidhje tjetër, pasi nuk duhet të votojnë në Tiranë.

Ky është një aspekt i skenarit të manipulimit, kurse skenari tjetër, me ndryshimet kushtetuese, Edi Rama tregoi para Evropës se është i mentalitetit si liderët afrikanë, që për të zgjatur pushtetin ndryshojnë kushtetuta. Ngjashëm si Llukashenko. Rama është tmerr të jashtëzakonshëm dhe ai e di se për veprat penale do të dënohet 3 herë nga 60 vite burg", deklaroi Berisha.

Të fundit