Flash News

KRYESORE

Poeti Arben Duka: Nuk e shaj Enver Hoxhën se nuk jam legen

Poeti Arben Duka: Nuk e shaj Enver Hoxhën se nuk jam legen

Poeti Arben Duka, që njihet për veprimtarinë e tij të larmishme letrare mendon se Enver Hoxha do të mbetet një njëri i rëndësishëm në historinë e Shqipërisë, pavarësisht se ishte diktatori.

Megjithatë, ai sqaron se ka qenë shumë kritik për sistemin komunist, por nuk e shan Hoxhës sepse ka vdekur. “Kam qenë shumë kritik me atë sistem, por nuk e shaj Enver Hoxhën sepse ai ka vdekur se nuk jam legen”, nënvizon Duka në emisionin ‘Provokacija’ të gazetarit Mustafa Nano.

Diskutimi i plotë:

Mustafa Nano: Ti mendon se Enver Hoxha do mbetet në histori si një njeri i rëndësishëm?

Arben Duka: Pa diskutim. As nuk diskutohet. Ka hyrë në çdo enciklopedi të botës. Pastaj se si do të interpretohet atë unë nuk e di.

Mustafa Nano: Ka qenë diktator?

Arben Duka: Patjetër. Shteti i diktaturës së proletariatit.

Mustafa Nano: Kjo është OK për ty?

Arben Duka: Ç’vlerë ka që është apo s’është për mua? Ajo ka ndodhur ato vite dhe ka funksionuar. Problemi është që unë nuk kam qenë ndonjëherë komunist me teserë as atëherë, as tani. Kam qenë shumë kritik me atë sistem, por nuk e shaj Enver Hoxhën sepse ai ka vdekur se nuk jam legen.

Të fundit