Flash News

KRYESORE

Pogradec/ I vrau nënën, djali kërkon dënimin me vdekje për të atin

Pogradec/  I vrau nënën, djali kërkon dënimin me vdekje

Fletë për herë të parë djali i çiftit Mekolli pas vrasjen e mamasë nga i ati, e ndodhur dje në Balcë të Pogradecit.

Ai shprehet se i do t'i kërkojë gjykatës që ta dënojnë të atin me vdekje. Emiljano Mekolli deklaron se babai i tij konsumonte alkool dhe se ushtronte dhunë të vazhdueshme mbi të dhe mamanë. Emiljano thotë se marrëdhëniet më të mira i kishte me të ëmën për të cilën ishte i gatshëm të jepte dhe jetën.

“Me mamin i kisha marrëdhëniet shumë të mira, kurse më atë horrin, se nuk dua t’i përmend as emrin. Ai konsumonte alkool dhe me dhunonte barbarisht mua dhe mamin të cilës ja fal jetën time. Jemi larguar shpesh nga shtëpia për këtë arsye. Dua atë flas me gjykatësin që do e gjykoj atë horrin dhe ta dënoj me vdekje. Këtë meriton ai. Kur jemi larguar kam qenë unë ai që i kam kërkuar mamit të ktheheshim në shtëpi. Është faji im.” Shprehet Emiljano Mekolli për BallkanWeb.  

Të fundit