Flash News

KRYESORE

Policët e Veliajt i tregojnë ‘shtetin’ shurdh-memecit, i sekuestrojnë karrocën me kanaçe

Policët e Veliajt i tregojnë ‘shtetin’ shurdh-memecit, i

Një person që nuk është i aftë të dëgjojë dhe të flasë është përballur me ‘shtetin’ e fortë të kryebashkiakut Erion Veliaj. Policia bashkiake i ka sekuestruar atij karrocën me kanaçe dhe një komodinë të drunjtë.

Personi që për fatin e tij të keq nuk ka mundësi as të bërtasë kundër kësaj sjelljeje, transmeton nëpërmjet gjesteve kundërshtinë dhe pafuqinë përballë policëve të Veliajt.

Nuk është hera e parë që persona në vështirësi ekonomike vendosen në këtë situatë, pasi siç ka deklaruar vetë kryebashkiaku i qytetit më të pasur në Shqipëri, kanaçet e rrugëve janë pronë private dhe askush nuk duhet t’i mbledhë ato.

 

Të fundit