Flash News

KRYESORE

Polici denoncon te Berisha: Njeriu më i kërkuar në Belgjikë mbështeti PS në fushatë, Artan Hoxha mori 40 mijë euro që t’i “pastrojë” figurën

Polici denoncon te Berisha: Njeriu më i kërkuar në Belgjikë

Një punonjës policie denoncon te ish-kryeministri Sali Berisha rastin e një personi sipas tij shumë të kërkuar për krime në Belgjikë, i cili ka mbështetur PS në fushatën e 2013-ës.

Denoncimi është bërë publik nga Berisha në rrjetet sociale, ndërsa sipas punonjësit të policisë figura e tij “u pastrua” nga gazetari investigativ Artan Hoxha, pasi mori 40 mijë euro.

“Krimet e shëmtuara të Safet Bajrit, njeriut më të kërkuar në Belgjike, vrasjet, përdhunimet, grabitjet, plaçkitjet, trafiqet e tij si dhe vërtetojnë se ai gjatë zgjedhjeve të vitit 2013 mbështeti me bandë të armatosur Partinë Socialiste dhe Edi Ramën!”, shkruan Berisha.

Denoncimi i punonjësit të policisë:

“Mirmama zoti Berisha, un qe po te shkuaj jam punonjes policie ne drejtorin e qarkut Shkoder. Marr shkas te te shkruaj per te ven ne dijeni opinionin publik,ku para 2 ditesh u transmetua ne televizione krimineli Safet Bajri ku bente rolin e nje viktime. Po te tregoj fillimin e kesaj genjeshtre te madhe qe e realizoj deputeti Luan Harusha me porosi nga siper dhe kundrejt nje prej 40 mije euro me gazetarin Artan Hoxha I cili me pa pergjeshmeri dhe pa ndershmeri e viktimizoi killerin vrases ,perdhunuesin e te mitarave ,trafikantin e lendeve narkotike,gjob venesin ku ka zoptuar toka me dhune dhe me presione ne plazhin e Velipojes dhe me pas ju a ka leshuar te tjerve per ti manaxhuar. Nga fillimi intervistes dhe gjer ne fund ishte komplet genjeshter, gazetari Artan Hoxha i njohur tashme si njeriu qe nxori ne prite dishmitarin qe i tregoj arat me kanabis te drejtorit te policise se Korçes me pa turpsin me te madhe e quajti njeri viktim , e beri person pa shtepi dhe pa prona pa automjete, un po te dergoj nje foto te bencit te blinduar te shtetasit Safet Bajti te cilin e ka blere para 3 muajve, gazetari invistigativ gjoja Artan Hoxha mundet ta verifikoje kujt I perket ky benc I blinduar dhe full 100% xhama te zinj,I cili leviz gjith diten ne rruget e qytetit Shkoder ta dijn gazetari Artan Hoxha se ne vitin 2002 shtetasi Safet Bajri ne bashkepunim me shtetasin Behar Bajrin kan pordhunuar me dhune 2 vajza te mitura njera ne moshen 12 dhe tjetra 13 vjece, duke I marrur ne momentin sa kan dalur nga shkolla duke I transportuar ne livade dhe me pas I kan mbajtur 1 jave neper hotele te mbyllura, ku esht dashtur nderhyja me shuma te medha parash per ti dorzur tek prinderit keto vajza. Fisi I bajreve lozin rol kryesor ne partin Socialiste ne qarkun e Shkodres jan krahu I djath I deputetit Luan Harusha. Jan te pa prekshem te vjen neveri kur shef qe gazetar qe behen pale me kirmet e poshtersit e kriminelave dhe shiten tek ata per para .te falenderoj doktor Berisha.”

“Z.Berisha palo gazetaruci Artan Hoxha beri nje interviste me Safet Bajrin ku ky i fundit deklaroi se ne 2013 ishte ne krah te z.Bardh Spahija...genjeshtra me e madhe ne nje interviste te genjeshtert...ne 2013 kam qene numerues e ne cdo moment krah z.Spahija e nga ana tjeter Safet Bajri me banden e tij ne mbeshtetje te partise socialiste dhe Edi Rames ne cdo moment te armarosur duke hapur panik e terror ne cdo qender votimi e ne cdo qender numerimi ne Shkoder...informacioni eshte lehtesisht i verifikueshem”

 

Të fundit