Flash News

KRYESORE

Policia aksion antidrogë në fshatrat e Vlorës, ‘zhduket’ vëllai i Moisi Habilajt

Policia aksion antidrogë në fshatrat e Vlorës,

Policia ka nisur një aksion antidrogë në fshatrat Velçë dhe Drashovicë në Vlorë, të cilat dyshohet se janë baza të bandës së Habilajve.

Si rezultat i aksionit ka rënë në pranga një shtetas me iniciale N.S., ndërkohë nuk raportohet ende për sasi droge të sekuestruar.

Policia është vënë gjithashtu në kërkim të Florian Habilajt, 37 vjeç, vëllai i vogël i Moisi Habilajt, i arrestuar në Itali si pjesë e një bande të trafikut të drogës, ku përfshihet edhe emri i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Florian Habilaj, përmendej me pseudonimin ‘lolo’ në dosjen e italianëve, por policia shqiptare i ka humbur gjurmët e të dyshuarit.

Të fundit