Flash News

KRYESORE

Policia aksion në njësinë 7 në Tiranë, ndëshkohen 84 drejtues mjetesh

Policia aksion në njësinë 7 në Tiranë, ndëshkohen

Policia Rrugore njofton se në orët e para të mëngjesit u fokusuan në kontrollin e mjeteve të transportit publik qytetas për përdorimin e alkoolit, si një nga kategoritë e mjeteve ku rrezikshmëria është tejet e lartë nëse përfshihen në aksidente rrugore. U verifikuan dhe u testuan 68 mjete të transportit publik qytetas dhe nuk u konstatua asnjë drejtues mjeti nën efektin e alkoolit.

Policia njofton se kontrollet e Policisë Rrugore vijuan në rrugët e brendshme të Njësisë Administrative Nr. 7 ku u evidentuan dhe u proceduan administrativisht:

  • 35 automjete për parkim në kundërshtim me sinjalizimin rrugor.
  • 13 mjete të shërbimit publik, kryesisht Taxi të cilat stacionoheshin në rrugët e brendshme të lagjeve, jashtë stacioneve të miratuara.
  • 84 drejtues mjetesh u proceduan për shkelje të tjera të parashikuara në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë.

Të fundit