Flash News

KRYESORE

Policia aksion për kapsollat, kontrollohen 1136 subjekte; sekuestrohen 487 fishekzjarre

Policia aksion për kapsollat, kontrollohen 1136 subjekte; sekuestrohen 487

Policia njofton se nisur nga ngjarja ku gjatë protestës para Parlamentit, mbeti e plagosur nga një kapsollë një punonjëse policie, dhe nga shqetësimet e qytetarëve ka vijuar kontrollin e tregjeve dhe bizneseve që kryejnë aktivitet në tregtimin e lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve.

“Janë kontrolluar 1136 subjekte (dyqane të ndryshme, markete apo supermarkete) si dhe tregje të shumicës.

Si rezultat i kontrolleve janë sekuestruar 643 kapsolla, si dhe 487 fishekzjarre që dyshohet se kanë në përbërje lëndë shpërthyese me rrezikshmëri për jetën.

Janë dërguar materialet për vlerësim në Prokurori për 3 subjekte ku janë gjetur dhe sekuestruar kapsolla”, njofton policia.

Kontrollet janë përqëndruar edhe në verifikimin e plotësimit të masave shtesë të sigurisë, si kamera dhe fikse zjarri.

Të fundit