Flash News

KRYESORE

Policia amerikane i sekuestron ish-policit shqiptar 58 mijë dollarë që mbante në valixhe

Rustem Kazazi, 64 vjeç, ka paditur Rojet Kufitare të SHBA-së pasi i kanë sekuestruar 58 mijë dollarë dhe e akuzojnë si të lidhur me trafikun e drogës dhe pastrimin e parave. Kazazi po bëhej gati të nisej me avion drejt Shqipërisë, kur në aeroportin e Ohajos, efektivët kanë gjetur shumën e madhe të parave.

Autoritetet i kanë sekuestruar paratë nëpërmjet procesit të quajtur konfiskimi i pasurisë civile, një teknikë ligjore që i lejon ato të sekuestrojnë para apo prona nga njerëz që nuk janë dënuar dhe nuk janë akuzuar ndonjëherë.

Rustem Kazazi ka qenë efektiv policie në Shqipëri dhe ka emigruar në SHBA bashkë me familjen në vitin 2005-s përmes lotarisë amerikane, e në vitin e 2010 ata kanë fituar nënshtetësinë amerikane.

Ai pretendon se paratë e sekuestruara ka arritur t’i kursejë pas 12 viteve punë në Amerikë.

“Krimi në Shqipëri është shumë i keq se sa këtu. Persona të tjerë që kanë bërë tërheqje të shumave të mëdha nga bankat në Shqipëri u janë grabitur paratë. E gjithashtu kursi i këmbimit dhe komisionet janë shumë të kushtueshme”, ka thënë Kazazi kur është pyetur përse nuk i kaloi paratë nëpërmjet bankës, por i mori me çantë në aeroport.

Të fundit