Flash News

KRYESORE

“Policia arrestoi Orest Sotën në Elbasan, iu gjetën 800 mijë euro dhe 2 patenta me emrin e Saimir Tahirit”

“Policia arrestoi Orest Sotën në Elbasan, iu gjetën 800

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një postim në rrejtin social Facebook ka bërë publik një tjetër denoncim që sipas tij po mbahet i fshehtë nga kreu i Policisë, Haki Çako dhe kryeminstri Rama.

“Burime të sigurta informojnë se:

“Me date 01/11/2017 eshte arrestuar nga policia e Elbasanit shtetasi Orest Lefter Sota sepse nuk i ka ndaluar postbllokut te policise. Gjate kontrollit ne automjet i jane gjetur dhe sekuestruar 800 mije Euro dhe dy deshmi aftesie per drejtim automjeti ne emer te Saimir Tahirit. Ky rast nuk eshte bere publik ne njoftimet qe ben policia.”

Duke denuar ashpersisht fshehjen e kesaj ngjarje kriminale nga Haki Cako dhe Fatmir Xhafa me urdher te Edi Rames, i kerkoj prokurorise te hetoje e te mos shmange nga pergjegjesia autoret dhe urdheruesit e ketij akti mafioz”, shkruan kreu i opozitës Basha në rrjetin social Facebook.

Të fundit