Flash News

KRYESORE

Policia arreston 3 protestues tek ‘Unaza e Re’, organizuan tubim të paligjshëm

Policia arreston 3 protestues tek ‘Unaza e Re’, organizuan tubim

Tre  protestues të tjerë janë arrestuar nga policia me akuzën se kanë bllokuar rrugën tek zona e ‘Unazës së Re’, pasi kanë organizuar një tubim të paligjshëm në rrugën ‘Teodor Keko’.

Ndaj të arrestuarve rëndon akuza për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike” dhe Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Kokretisht janë arrestuar shtetasit E. F., 27 vjeç; R. D., 54 vjeç dhe T. Gj., 56 vjeç (të tre banues në rrugën “Teodor Keko” në Zonën e Unazës së Re).

Të fundit