Flash News

KRYESORE

Policia arreston dy tepelenas, për Kurban Bajram, kapen me 36 kg kanabis

Policia arreston dy tepelenas, për Kurban Bajram, kapen me 36 kg kanabis

Rreth 36 kg lëndë narkotike  e dyshuar kanabis sativa është asgjësuar nga policia e Tepelenës. Gjatë operacionit të koduar ‘Lekli’ u arrestuan në flagrancë dy persona.

58-vjeçari Hajri Pushi u arrestua në fshatin Lekël të Tepelenës teksa në banesën e tij  u gjetën dy bidona plastikë  me lëndë narkotike pesha e të cilës arrinte rreth  31 kg.

Ndërsa një 58-vjeçar Muhamet Kika u arrestua në fshatin Arrëz e Vogël në Memaliaj, pasi iu sekuestruan 5 kg kanabis.

Gjatë kontrollit u zbulua se lënda narkotike ishte e fshehur në tavanin e shtëpisë në një thes me ngjyrë të zezë.

 Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Të fundit