Flash News

KRYESORE

Policia arreston në Kavajë dy persona për mbjellje kanabisi, vëzhgoheshin prej 10 ditësh

Policia arreston në Kavajë dy persona për mbjellje kanabisi,

Dy persona janë arrestuar nga policia e Kavajës gjatë një operacioni të koduar “Prita”, ku u sekuestruan 65 rrënjë kanabis. Në pranga përfunduan shtetasit H.Z., 54 vjeç, si dhe A. Z., 23 vjeç, banues në Kavajë.  Shërbimet e Komisariatit Kavajë, më datë 30 qershor, në vendin e njohur si “Kroi i Kishës”, kanë konstatuar një sipërfaqe në të cilën ishin mbjellë disa bimë të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sattiva. Mbas vëzhgimeve të shumta, është bërë e mundur kapja e shtetasve të sipërpërmendur duke punuar në këtë parcelë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 65 bimë të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sattiva. Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim.

Të fundit