Flash News

KRYESORE

Policia arreston nipin e Arben Ndokës, plagosi aktivistin e LSI në zgjedhjet e 25 qershorit

Policia arreston nipin e Arben Ndokës, plagosi aktivistin e LSI në

Një operacion i ndërmarrë nga Policia Vendore e Lezhës në bashkëpunim me forcat RENEA bëri të mundur arrestimin e disa personave, mes tyre edhe Samuel Ndoka, nipi i ish-deputetit të PS, Arben Ndoka. Ai akuzohet se gjatë ditës së zgjedhjeve në 25 qershor, së bashku me kushërinjtë e tij plagosën Florian Dushkun, aktivist të LSI-së.

Në një deklaratë për mediat, drejtori për Krimet në Policinë e Shtetit, Josif Shtëmbari, tha se 18-vjeçari Samuel Noka, banues në Lezhë, është kapur në flagrancë me armë pa leje. Ai ka qenë në kërkim, pasi u dënua “arrest me burg”, për kanosje dhe plagosje për ngjarjen e 25 qershorit në Shëngjin.

Bashkë me të, u arrestuar edhe shtetasi Paolo Marinaj, i kapur në flagrance me dy karikatorë me fishekë. Marinaj rezulton i dënuar me burg nga Gjykata Shkodër për vrasje me dashje e mbetur në tentativë.

Bashkë me të, u arrestuar edhe shtetasi Paolo Marinaj, i kapur në flagrance me dy karikatorë me fishekë. Marinaj rezulton i dënuar me burg nga Gjykata Shkodër për vrasje me dashje e mbetur në tentativë.

Sakaq, në pranga u vu edhe shtetasi Altin Mikaj, pasi me automjetin e tij tip “Audi” ka transportuar dy personat e mësipërm, në përpjekje për t’iu larguar policisë.

Dy ditë më parë, policia arrestoi nipin tjetër të ish-deputetit Ndoka, Donjet Ndoka, i akuzuar po për këtë ngjarje, të ndodhur ditën e zgjedhjeve.

 

 

 

Të fundit