Flash News

KRYESORE

Policia arreston trafikantin e veprave të artit, ja çfarë iu kap në makinë 51-vjeçarit nga Berati

Përsëritet historia me trafikun e veprave të artit në Shqipëri. Një 51-vjeçar ka rënë në pranga pasi akuzohet për trafikim të veprave të artit dhe kulturës. Burime zyrtare nga policia e Beratit bënë me dije se shtetasi me inicialet B. Gj, banues në Berat u kap teksa transportonte disa vepra arti. Sipas njoftimit të policisë “Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

B.Gj, 51 vjeç, banues në Elbasan.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi më datë 11.09.2017, u kap duke transportuar me automjetin në pronesi të tij, disa sende të dyshuara si vepra arti.

Në cilësinë e provës materiale iu gjetën dhe sekuestruan:

1 shpatë antike, 1 pistoletë e vjetër, statuja, papiruse si dhe vepra arti të tjera.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës”, parashikuar nga neni 138 /a i Kodit Penal.”

Disa ditë më parë u kap një tjetër trafikant me monedha të vjetra, të cilat tentoi t’i trafikonte jashtë shtetit.

Të fundit