Flash News

KRYESORE

Policia asgjëson 70 rrënjë kanabis në Tepelenë, në Memaliaj kap 3.5 km kanabis

Në vijim të kontrolleve të territorit dhe masave të marra për parandalimin, evidentimin  dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike Cannabis Sattiva, në vendin e quajtur “Noga”, në afërsi të fshatit Turan, Tepelenë, nga seksioni i Hetimit të Narkotikëve në. Gjirokastër dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë  u gjetën 70 bimë të kultivuara narkotike Cannabis Sattiva.  Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies.

Gjithashtu u shpall në kërkim një shtetas (për arsye hetimi nuk jepen të dhëna).

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale ”Kultivimi i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

Po dje policia në  Memaliaj ka ushtruar kontroll në  banesën e shtetasit Sh.K, në fshatin Revisht, Memaliaj, ku gjeti 3.5 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë ( për shkak të gjendjes shëndetsore dhe moshës) per shtetasin: Sh.K, 77 vjeç, banues në fshatin Revisht, Memaliaj.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

Të fundit