Flash News

KRYESORE

Policia bllokon lokalin pranë Teatrit, reagon Vokshi: Vulosët shkarkimin tuaj nga puna

Policia bllokon lokalin pranë Teatrit, reagon Vokshi: Vulosët

Ish-deputetja demokrate Albana Vokshi ka publikuar në profilin e saj në Facebook, një video ku shihen forca të policisë që bllokojnë aktivitetin e një lokali pranë Teatrit Kombëtar.

"Prona private mund të bllokohet dhe mbyllet nga policia vetëm nëse është skenë krimi apo nëse është në ndjekje të një autori të veprës penale", shkruan Vokshi në reagimin e saj.

 

Postimi i plotë

CMENDURI!! POLICIA BLLOKON PRONËN PRIVATE PËR TË PENGUAR QYTETARËT T’I BASHKOHEN PROTESTËS!!

Ky është Bar Epiri që policë të devotshëm të Edi Ramës e kanë zaptuar për të penguar cdo komunikim me qytetarët në mbrojtje të Teatrit Kombëtar.

Prona private mund të bllokohet dhe mbyllet nga policia vetëm nëse është skenë krimi apo nëse është në ndjekje të një autori të veprës penale.

Ndërkohë që kriminelët janë të lirë, prona private bllokohet dhe Ansambli i Teatrit Kombëtar rrethohet nga forca të shumta policie dhe forca të ndërhyrjes shqiponja.

Këta policë sot e kanë vulosur shkarkimin nga puna dhe do përgjigjen për cdo shkelje ligji apo dhunë ushtruar ndaj qytetarëve ose artistëve.

Teatri Kombëtar është streha e fundit e lirisë dhe e demokracisë.

O Sot O Kurrë!!

Edi Rama #MosGuxoMeTeatrin

 

 

 

Të fundit