Flash News

KRYESORE

Policia britanike publikon foton e shqiptarit të kërkuar, 'Daily Mail': Vajzat po çmenden për të

“Një mashkull shqiptar i kërkuar nga policia pasi u arratis nga qendra e emigracionit është tashmë më i kërkuari në Britani – por jo domosdoshmërisht vetëm nga autoritetet”, kështu nis artikulli i Daily Mail për 25 vjeçarin Guxim Imerio. Një foto e shqiptarit e publikuar në ‘Facebook’ nga policia e Skocisë ka marrë me dhjetëra komente nga vajzat britanike, të cilat shprehen se janë të gatshme “të kërkojnë personalisht për 25 vjeçarin e pashëm”.

Ai është i mrekullueshëm, i pashëm, i bukur, etj, janë vetëm disa nga komentet që femrat kanë bërë në faqen e policisë.

“Do të isha e lumtur të kërkoja për të”, shkruan një komentuese, ndërsa një tjetër kërkon nga shoqja e saj që të tregohet e vëmendshme dhe nëse bie në kontakt me shqiptarin “ta ruaj për të”.

Sa i përket informacioneve të policisë, Guxim Imerio mendohet të jetë në zonën e Manchester-it, ndërsa raportohet se nuk ka familjarë në Britaninë e Madhe.

 

Ky është rasti i dytë që një person i kërkuar nga policia tërheq vëmendjen e komentueseve femra në rrjetet sociale. Pak vite më parë, foto e Jeremy Meeks u kthye në ‘virale’ në media për shkak të komenteve të shumta, sot ai ka firmosur disa kontrata për modelin. Ndoshta fati do i buzëqeshë njësoj edhe shqiptarit 25 vjeçar.

Të fundit