Flash News

KRYESORE

Policia dështon me mbarëvajtjen e protestës, nuk merr asnjë masë për trafikun

Policia e Shtetit nuk ka marrë asnjë masë për të kufizuar qarkullimin e automjeteve në rrugën ‘George W. Bush’, përpara Kuvendit, duke shkaktuar kaos për shkak të protestës së qytetarëve kundër prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar.

Qytetarët i janë përgjigjur masivisht thirrjes së artistëve për t’ju bashkuar protestës, çka mesa duket ka kapur të papërgatitur policinë. Për shkak të numrit të madh të njerëzve, automjetet në rrugë po hasin vështirësi në qarkullim, ndërkohë që policia nuk lëshoi dje asnjë njoftim zyrtar për të shmangur lëvizjen në këtë aks.

Me mijëra qytetarë po protestojnë aktualisht para Kuvendit dhe po i bëjnë thirrje mazhorancës së drejtuar nga kryeministri Edi Rama që të tërhiqet nga ky vendim arbitrar.

Të fundit