Flash News

KRYESORE

Policia dhe FNSH e Tiranës kontrolle me dronë për kanabis në Krujë, çfarë arritën të identifikojnë

Policia dhe FNSH e Tiranës kontrolle me dronë për kanabis në

Policia e Krujës, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe FNSH Tiranë kanë kryer një kontroll masiv të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Gjatë kontrollit masiv, shërbimet e Policisë kanë përdorur disa dronë për të monitoruar territorin.

“Si rezultat i kontrolleve me dronë, policia sqaron se në Krastë, Picrragë, Nikël e Barkanesh u evidentuan dhe u shkatërruan 59 lera të ndërtuara me plastmasë, të cilat shërbenin për të grumbulluar ujë, me qëllim kultivimin e bimëve narkotike.

Gjithashtu, po nga monitorimi me dronë dhe kontrolli me këmbë i territorit u evidentuan dhe 41 vende që ishin hapur rishtas në zona të pyllëzuara dhe malore të Krujës, me qëllim kultivimin e bimëve narkotike. Operacioni i kontrollit të territorit vijon”, sqaron policia.

[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2020/05/WhatsApp-Video-2020-05-16-at-9.01.03-AM.mp4"][/video]

 

Të fundit