Flash News

KRYESORE

Policia dhe RENEA aksion në Shkodër për kapjen e urdhëruesve të rrëmbimit të Jak Prengës

Policia dhe RENEA aksion në Shkodër për kapjen e urdhëruesve

Forca të shumta policore kanë kryer një operacion për arrestimin e personave të shpallur në kërkim, si të dyshuar për urdhërimin e rrëmbimit të Jan Prengës më 17 janar në Kamëz.

Të pranishme në këtë aksion ishin edhe RENEA, FNSH dhe Forcat operacionale.

Ata kanë kryer kontrolle për arrestimin e 4 personave M.B,  G.D dhe K.G nga Shkodra dhe D.R nga Vlora, si të dyshuar dhe të shpallur në kërkim se kanë urdhëruar pengmarrjen e Prengës.

Deri tani janë arrestuar 5 persona për pengmarrjen dhe vrasjen e Prengës, ndërsa 8 janë në kërkim.

Deri tani, kanë qarkulluar dyshime të forta se 49-vjeçari u vra në kompleksin e familjes ‘Hajri’ në Shijak në shenjë hakmarrje ndaj të vëllait të tij, për prishje të pazareve të drogës.

Të fundit