Flash News

KRYESORE

Policia distancohet nga konflikti institucional në MAS: Zgjidhja jo detyrë e jona!

Policia distancohet nga konflikti institucional në MAS: Zgjidhja jo

Policia e Shtetit reagon rreth konfliktit institucional midis ministres së Arsimit dhe sekretarit të Përgjithshëm të këtij institucioni, duke theksuar se nuk është detyrë e policisë zgjidhja e kësaj mosmarrëveshje.

Ministrja Karabina akuzon Ndrecën se ka futur në ministri persona të armatosur dhe kërkon ndërhyrjen e ndërkombëtarëve ndërsa Ndreca ka sqaruar se DAP e ka kthyer atë në punë dhe po ushtron detyrën.

Reagimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë është njohur jo zyrtarisht me konfliktin institucional ndërmjet Ministrit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të MAS, por theksojmë se nuk është detyrë e Policisë së Shtetit dhe kompetencë e saj, zgjidhja e kësaj situate.

Policia e Shtetit ju ka bërë me dije zgjidhjen e situatës duke ju drejtuar Gjykatës Administrative dhe Prokurorisë.

Për sa i përket shërbimit të sigurisë fizike,  të dy shoqëritë janë kontraktuar nga i njëjti institucion.

Të fundit