Flash News

KRYESORE

Policia me dy versione për vrasjen e Kasmit, Hoxha: S’ka lidhje me bandat e vjetra të Tiranës

Policia me dy versione për vrasjen e Kasmit, Hoxha: S’ka lidhje me

Policia e Tiranës, që nga moment i vrasjes së Devi Kasmit ka dalë me dy versione. Në fillim u raportua se dyshohet që autor kryesor i Kasmit është Domart Konjari , për shkak të një konflikti të mëparshëm mes bandave të drogës, por më vonë  në deklaratën e shefit të policisë Konjari nuk u përmend fare.

Artan Hoxha, mbrëmjen e sotme i ftuar në Neës 24, në emisionin “Kjo Javë”, i pyetur nga gazetarja Nisida Tufa për nëse policia vijon të hetojë për Konjarin u shpreh,Në momentin e parë, policia kur ndihet nën presion, i hodhi medias një histori tjetër, nuk ka lidhje me bandat e vjetra të Tiranës, por kemi të bëjmë me luftë mes bandave të drogës… Bien në sy dy qëndrime të policisë. Nëse të hënën është vënë në qendër Konjari, të premten drejtori i policisë nuk e ka përmendur fare. Ka kaluar në një pozicion të dytë. S’ka patur reagim nga policia që dyshohet për Konjarin”.

Më tej, Hoxha rrëfeu dhe historinë e dy miqve të cilët u kthyen në armiq pikërisht për shkak të bzinesit të tyre të jashtëligjshëm.

“Domart Konjari dhe Devi Kasmi janë rritur bashkë, kanë qenë në të njëjtën shkollë, kanë qenë miq, kanë punuar dhe në aktivitetin e lëndëve narkotike, të dy në Spanjë. Ata kanë qënë miq që nga fëmijëria, por  një intrigë e bërë nga një pjestar, ka çuar në çarje mes tyre. E gjitha kjo për një pagesë për shitjen e lëndëve naroktike. Është lënë një takim për të marrë shumën e parave, po në momentin që Konjari ka dashur të marrë paratë është qëlluar. Dyshimet janë që autori është Defrim Kasmi. Personi tjetër që ka qenë më të ka humbur jetën. Nga informacionet që kam, ai ka vdekur nga një atak kardiak. Historia ka vazhduar dhe ka patur përpjekje pas 2009-s që të pajtohen, por të dy palët janë mundur të vrasin njëri-tjetrin, njëkohësisht të qëndrojnë larg njëri-tjetrit.  Kjo histori nuk mbaron këtu, sepse në grupin e vjetër mes shokëve ka dhe persona të tjerë që janë në konflikt”, u shpreh Hoxha.

Të fundit