Flash News

KRYESORE

Policia dyndet në Kukës, deputeti i Vlorës publikon videon: Jam me kuksianët

Policia dyndet në Kukës, deputeti i Vlorës publikon videon: Jam

Nesër nis aplikimi i tarifës për Rrugën e Kombit. Qytetarët kanë paralajmëruar protestë ditën e nesërme kundër vendimit të marrë nga qeveria.

Jo vetëm nga shoqëria civile, por edhe politikane janë shprehur kundër kësaj tarife. Deputeti demokrat i Vlorës Agron Shehaj, teksa ka publikuar një video ku shihen makinat e policisë duke lëvizur në qytetin e Kukësit, shprehet se është me kuksianët.

Reagimi i Agron Shehajt:

Çfarë trimi është Rama, përqendron policinë në Kukës për të trembur qytetarët që nuk duan të paguajnë për të dalë dhe për të hyrë në Kukës.

Policia është me Ramën dhe Oligarkët, unë jam më qytetarët e Kukësit.

Protesta e tyre është me të drejtën e Zotit, janë të varfër dhe duan të jenë të lirë të lëvizin, si gjithë shqiptarët e tjerë.

Lëvizja e lire është një e drejtë kushtetuese dhe askush nuk mund t'i detyrojë të paguajnë për te kaluar në të vetmen rrugë që e lidh me pjesën tjetër të Shqipërisë.

Të fundit