Flash News

KRYESORE

Policia e Berlinit ndalon autobusin e ‘skrapit’, vinte nga Serbia dhe kishte 1.3 milionë km në odometër

Policia e Berlinit ndalon autobusin e ‘skrapit’, vinte nga Serbia

Policia në Berlin ka njoftuar se ka ndaluar qarkullimin e një autobusi, i cili i kishte kaluar 1.3 milionë kilometra në odometër (distanca e përshkuar nga një automjet).

Sipas mediave gjermane, autobusi në pronësi të kompanisë së transportit me qendër në Beograd, Lasta, ishte ndaluar për shkak të defekteve të theksuara teknike dhe planifikonte të vazhdonte udhëtimin e saj për në Serbi.

Mediat gjermane raportojnë se autobusi transportonte pasagjerë për në Serbi dhe ishte në një gjendje “dekompozimi”.

Pas një kontrolli të shpejtë, janë konstatuar enë metalike të ndryshkura, vrima në shumë vende të mbushura me shkumë, frena të dëmtuara, nafta dhe lëngu hidraulik rridhnin nga autobusi dhe se timoni nuk po funksionon si duhet.

Autobusi u bllokua menjëherë dhe ka nisur procedurë penale kundër shoferit për shkelje të rregullave.

Media e Beogradit raporton të enjten se policia gjermane shpesh nuk ka mundësinë të shohë një autobus që udhëtonte aq shumë dhe në një gjendje kaq të dobët.

Të fundit