Flash News

KRYESORE

Policia e Durrësit reagon pas denoncimit të Tahirit: Autori u procedua penalisht (FOTO)

Policia e Durrësit ka reaguar pas denoncimit të bërë nga ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahirim i cili publikoi në rrjetet sociale një foto ku shihej një drejtues automjeti që tërhiqte të lidhur me zinxhir një qen.

Tahiri akuzonte se "kafsha është ai në timon dhe ata që heshtin dhe ata që e kanë për detyrë të reagojnë dhe nuk e kanë bërë".

Blutë e Durrësit bëjnë me dije se kanë shoqëruar komisariat drejtuesin e mjetit dhe është rpoceduar penalisht.

Njoftimi i plotë: 

Duke marrë shkas nga një foto e publikuar në rrjetet sociale, ku paraqitej një kafshë shtëpiake (qen), duke u tërhequr pas një makine, në Sukth, Durrës, ju sqarojmë se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës menjëherë identifikuan dhe shoqëruan në ambientet e Policisë, bashkë me mjetin e tij tip “Renault”, shtetasin F. P., 50 vjeç, banues në Sukth, Durrës.

Në vijim të veprimeve u procedua penalisht shtetasi F. P., për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve” parashikuar nga neni 207/c paragrafi 2 si dhe nga shërbimet e Policisë të Qarkullimit Rrugor është vendosur masë administrative në bazë të dispozitave të Kodit Rrugor, sipas neneve 158, 182 dhe 139/14/5/8.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Policia e Durrësit fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.

Të fundit