Flash News

KRYESORE

Policia e Kurbinit zbardh plagosjen e ndodhur 6 vite më parë, por autori u vra para dy javësh

Policia e Kurbinit ka zbardhur një plagosje të ndodhur më shumë se 6 vite më parë.

Sipas njoftimit, janë referuar në Gjykatën e Kurbinit, provat ligjore të dokumentuara për ngjarjen e ndodhur më 5 shkurt të vitit 2012, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi me iniciale H.M.

Sipas policisë lokale, autor i plagosjes është "shtetasi I. P., i vrarë me armë zjarri më datë 06. 09. 2018".

Në datën 6 shtator të këtij viti, në Kurbin u vra me armë zjarri shtetasi Indrit Pepa dhe dyshimet janë pikërisht për hakmarrje për shkak të një plagosjeje të ndodhur vite më parë në Mamurras.

 

 

Të fundit